Besa: Nuk kemi asnjë lidhje me zhvillimet në RDK
Ka reaguar Lëvizja Besa ndaj deklaratës së Vesel Memedit nga RDK kinse Lëvizja Besa ndikon në politikat e brendshme të RDK-së për të prishur koalcionin me LR-PDSH-në, njofton Telegrafi.
Nga Lëvizja Besa shprehen”Pas prononcimit zyrtar të kryetarit të Rilindjes Demokratike Kombëtare për zhvillimet brenda kësaj partie, në të cilat ai e përfshin edhe Lëvizjen BESA, ndjejmë përgjegjësi para opinionit, para anëtarësisë sonë, por edhe para simpatizuesve të RDK-së, të shpjegojmë se akuzat e kryetarit të RDKsë për përfshirje të BESËS në ato zhvillime janë vetëm insinuata dhe shpifje të tij dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën.
Megjithëse kjo nuk është hera e parë që neve na adresohen ofendime nga ai, kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi treguar mirëkuptim ndaj tij. Nëse ai ka problem me Kryesinë e tij dhe nëse ata duan ta shkarkojnë ose jo, kjo është gjëja me të cilën BESA nuk merret aspak. Neve na vjen keq që kjo ndodhë në RDK, por më shumë se kaq nuk mund të bëjmë. Ndërkaq, për akuzat urrejtjendjellëse nuk mund të themi asgjë, pos të shprehim përsëri keqardhje dhe të konstatojmë se kjo nuk është çështje me të cilën merren subjektet politike.
Krejt në fund, ritheksojmë se Lëvizja BESA, ashtu si gjithnjë, mbetet e hapur për bashkëpunim me opozitën e mirëfilltë shqiptare, por këtë temë e kemi shtyrë deri në shpalljen zyrtare të zgjedhjeve, e ndërkohë për këtë e kemi autorizuar Këshillin Opozitar që të vazhdojë të komunikojë me ato subjekte për ta mbajtur gjallë frymën e bashkëpunimit.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa ndaj deklaratave të kreut të RDK-së, Vesel Memedi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend