Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo nuk e ka bërë të ditur destinacionin që ka zgjedhur këtë verë, megjithatë i ka mbajtur fansat të azhurnuar përmes disa fotografive atraktive në Instagram.


Së fundmi, interpretuesja e hitit “Engjëjt vrasin njëlloj” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja me bikini, ku dukej mjaft tërheqëse.

unknown 299939675 1248863119250071 4662786767799274271 n

E veshur me një palë bikini dy-pjesëshe me dizajn leopardi, Kokëdhima është dukur mjaft joshëse në pozat e realizuara për ndjekësit e saj.

Vlen të theksohet se edhe linjat e saj trupore janë të përsosura dhe të lakmueshme për shumë femra të moshës së saj.

unknown 300268059 637326364220650 1914567636478234902 n

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit përbri fotografive nuk munguan, shumë prej të cilëve e komplimentuan për fizikun e saj.

unknown 299928947 806891846978117 8297716230258879907 n

Besa përndryshe tash e sa kohë ka paralajmëruar se do të sjellë një bashkëpunim të ri me reperin Lyrical Son, të titulluar “Si kalama”. /Telegrafi/

unknown 299816470 518743536679019 6891429376358860536 n Foto: Besa/Instagram

unknown 299812788 2997269110564892 6236649154394092153 n Foto: Besa/Instagram

unknown 299930309 1482752058829136 4474993912007864612 n Foto: Besa/Instagram

unknown 300003811 1036658207039516 873274945514856050 n Foto: Besa/Instagram