LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

BERZH: Rritja ekonomike e Kosovës për sivjet më e larta në Ballkan

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thotë Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike, në raport me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

BERZH në raportin “Perspektivat Ekonomike Rajonale“, pohon se rritja ekonomike për vendet e rajonit do të jetë me një mesatare prej 2.2 për qind, derisa ajo e Kosovës do të jetë 3.5 për qind.

“Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ketë një rritje prej 2.2 për qind në vitin 2023 mes presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ashpër për ekonomitë e përparuara në Evropë, përpara se të rritet deri në 3.4 për qind në vitin 2024”, pohon BERZH, shkruan Telegrafi.

Sipas këtij institucioni, gjatë vitit të kaluar, rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e moderuar.

“Vendet në Evropës jug-lindore kanë qenë rezistent ndaj ndryshimeve ekonomike, por kanë përjetuar rritje më të ulëta në gjysmën e dytë të 2022-së. Një rritje prej 1.5 për qind parashikohet në 2023, duke u rritur deri në 3.1 për qind për vitin 2024”, vijon raporti.

“Në mënyrë të ngjashme, derisa rritja ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor ishte e moderuar në vitin 2022, konsumi i familjeve u tregua i ndryshueshëm. Për vitin 2023, rritja pritet të ngadalësohet në 2.2 për qind, duke reflektuar kërkesën e dobët nga jashtë, inflacionin e lartë dhe kushte për financim më të shtrënguara. Rritja ekonomike pritet të rritet deri në 3.4 për qind gjatë vitit 2024”, përfundon BERZH.

Parashikimi i rritjes ekonomike të Kosovës | Burimi: BERZH

Pas Kosovës, është Mali i Zi që parashihet të shënoj rritje ekonomike prej 3.3 për qind, ndjekur nga Shqipëria me 2.5 për qind dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovinën dhe Serbia me nga 2 për qind.

Po ashtu, Banka Botërore në raportin e saj të fundit ka theksuar se ekonomia e Kosovës në tri vitet e ardhshme parashikohet të ketë rritjen më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Në vitin 2022, u shënua një rritje më e lehtë ekonomike prej 3.5 për qind, e shtyrë nga eksportet dhe konsumi privat, i cili vazhdoj të tregojë qëndrueshmëri pavarësisht presioneve inflacioniste. Pozita fiskale vazhdoj të përmirësohej, udhëhequr nga performanca e vazhdueshme pozitive e të ardhurave publike kundrejt efekteve të inflacionit dhe përfitimeve nga rritja e formalizimit, si dhe nga nën-shpenzimi i investimeve kapitale”, ka theksuar BB-ja.

Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës me rritjen më të madhe në tri vitet e ardhshme, rreziqet inflacioniste vazhdojnë të mbesin të larta
Lexo po ashtu Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës me rritjen më të madhe në tri vitet e ardhshme, rreziqet inflacioniste vazhdojnë të mbesin të larta

Institucioni financiar më lartë në botë ka shtuar se inflacioni gjatë vitit 2022 ka arritur nivelin më të lartë historik.

“Inflacioni arriti kulmin në muajin korrik 2022 dhe presionet mbi çmimet mbeten të larta. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit arriti nivelin më të lartë historik prej 14.2 për qind dhe mbeti mbi 11 për qind deri në dhjetor, duke e çuar inflacionin vjetor në 11.6 për qind”, ka shtuar banka.

Në fund, Banka Botërore thekson se perspektiva afatmesme për Ballkanin Perëndimor mbetet pozitive, megjithëse është i nevojshëm zbatimi i refomave për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe për të adresuar sfidat kryesore strukturore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori