LAJMI I FUNDIT:

​Berosh: Disa nga të lënduarit mund të lirohen në shtëpi nesër

​Berosh: Disa nga të lënduarit mund të lirohen në shtëpi nesër

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë Vili Berosh konfirmoi për televizionin kroat HRT se disa nga të lënduarit lehtë në një aksident të rëndë trafiku afër Slavonski Brod do të lirohen nesër nga spitali i Brodit.

Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike do të ofrohet ndihmë psikologjike, tha ai, dhe përsëriti se në spital është formuar një qendër informacioni 035 201 111, e cila mbledh informacione nga të gjitha shërbimet përkatëse për familjet e të plagosurve.


“Nuk ka ndonjë përkeqësim të dukshëm në pamjen klinike të të shtruarve në spital. Disa procedura kirurgjikale janë kryer tashmë, dhe disa prej tyre në indikacione që nuk janë urgjente – do të kryhen gjithashtu nesër. Shumë pacientë pësuan lëndime të lehta dhe mund të lëshohen nesër në shtëpi”, tha Berosh.

Berosh theksoi se gjendja shëndetësore e të lënduarve pas aksidentit u stabilizua falë reagimeve të shpejta të të gjitha shërbimeve profesionale – ambulanca, mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe të tjerët.

“Pasi e bëmë atë pjesë mjekësore, ne vazhduam me organizimin e shërbimeve mbështetëse. Një psikolog dhe një psikiatër klinik janë në dispozicion për pacientët tanë. Gjithashtu, falë reagimit të shpejtë të ambasadorit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë në Slavonski Brod – ata erdhën këtu dhe dhanë fjalën e parë të ngushëllimit në gjuhën amtare, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ministri Berosh.

Ai edhe një herë shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe shprehu dëshirën e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tashmë ndodhet për vizitë në Slavonski Brod, për të parë nga afër personat që po trajtohen në spital.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe u përmbys.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.

Me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.

Autoritetet kroate thanë se ky ishte aksidenti më i rëndë ndonjëherë në 15 vjetët e fundit në Kroaci./KP

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori