Bernie Sanders heq dorë nga gara presidenciale

Senatori Bernie Sanders ka pezulluar fushatën e tij për garën për president të SHBA-së.
Ky zhvillim i hap rrugën ish-zëvendëspresidentit Joe Biden të bëhet kandidati i partisë Demokratike, përcjell Telegrafi.
Sanders, 78 vjeç, i tha stafit të tij të fushatës për vendimin e tij të mërkurën ndërsa pritet t'i drejtohet përkrahësve të tij në internet së shpejti.
Javët e fundit, Z. Sanders kishte qenë duke realizuar fushatë përmes transmetimeve në internet për shkak të shqetësimeve shëndetësore nga shpërthimi Covid-19. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































