Ministria e Brendshme gjermane i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Gjorge Ivanov se nuk ka pasur gatishmëri për shkëmbimin e informacioneve për xhihadistët. Nga qeveria gjermane potencojnë se Maqedonia pranon ndihmë për refugjatët, transmeton Telegrafi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme gjermane i ka hedhur poshtë akuzat e presidentit Gjorge Ivanov se Maqedonia ka dashur shkëmbimin e informatave me Gjermaninë për xhihadistë të dyshuar, por, siç thotë zëdhënësi i MPB-së gjermane, “askush nuk i donte informatat tona”. Në intervistën për gazetën gjermane “Bild”, Ivanov ashpër e kritikon Gjermaninë.
“Ata na thanë, nuk mundemi të bashkëpunojmë me ju, ju jeni vendi i tretë, nuk guxojmë të shkëmbejmë informata”, ka thënë Ivanov për “Bild”.
Sipas zëdhënësit të MPB-së gjermane, i cili gjithashtu është cituar nga agjencitë botërore, akuzat e Ivanovit janë të pakuptueshme, me vet faktin se Maqedonia shkëmben informata përmes autoriteteve policore evropiane (EUROPOL).
Gjithashtu nga Berlini vjenë edhe reagimi rreth deklaratave të presidentit Ivanov, se Maqedonia deri tash nuk ka pranuar para nga Evropa për kriën e refugjatëve.
“Veç më ne paguajmë për gabimet e BE-së, harxhuam 25 milionë euro të tatim paguesve tanë dhe e shpallëm gjendjen e krizës. E çfarë fituam nga Evropa? Asgjë! Asnjë cent!”, ka thënë më tej Ivanov për “Bild”.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shtefen Zajbert, thotë se Gjermania me angazhimin më të madh punon në stabilizimin e shteteve të Ballkanit perëndimor. Sipas tij, vetëm për Maqedoninë për periudhën 2014-2020 BE-ja ka vënë në dispozicion 66 milionë euro. Përveç kësaj, Maqedonia nga BE-ja ka pranuar 52 miionë euro për krizën e refugjatëve, thotë Zajbert. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert