LAJMI I FUNDIT:

Berisha thotë se nuk është i njoftuar për aktakuzë ndaj tij: “Nuk e di që Shaqa është i kërcënuar”

Berisha thotë se nuk është i njoftuar për aktakuzë ndaj tij: “Nuk e di që Shaqa është i kërcënuar”

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, thotë se nuk është në dijeni se ndaj tij është ngritur aktakuzë  për  kanosje ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Berisha lidhur me akuzën se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se këtë të fundit shpesh e ka parë duke bërë xhiro në qytet.


“M’fal po nga ju po e dëgjoj këtë lajm. Nuk e di që Shaqa është i kërcënuar, sepse shpesh e shoh duke be xhiro me bicikletë nëpër Prizren! Me që jam në male deri ka fundi gushtit, kur zbres në qytet ndoshta informohem për këtë top lajm”, ka thënë Berisha,  për “Betimi për Drejtësi”.

Berisha po akuzohet se përmes telefonit më 23 qershor 2022 për shkaqe politike, i ka dërguar sms me tekst, kryetarit Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë edhe ditën pasuese, ashtu që tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 korrik 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”.

Zafir Berisha do të përballet me aktakuzën për kanosje ndaj Shaqir Totajt
Lexo po ashtu Zafir Berisha do të përballet me aktakuzën për kanosje ndaj Shaqir Totajt

Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes” nga neni 181, par. 3 lidhur me par.2 të KPRK-së, vepër kjo e sanksionuar me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori