LAJMI I FUNDIT:

Berisha: S’shoh rrezik nga kundërkandidatët

Berisha: S’shoh rrezik nga kundërkandidatët

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet e përgjithshme në komunën e Fushë-Kosovës, kryetari i tanishëm nga radhët e kësaj partie, Burim Berisha nuk e sheh si problem kur është fjala për zgjedhjet lokale, ku edhe ka vendosur të rikandidojë për të tretën herë.

Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka thënë se nuk sheh asnjë rrezik për humbje dhe se kjo do të shihet më 22 tetor.


“Jo absolut jo, nuk paraqet kurrgjë ajo për mua, sepse zgjedhjet qendrore janë krejt tjetër problem, zgjedhjet lokale janë krejt tjetër problem. Zgjedhjet lokale janë shumë më atraktive, janë shumë më interesante. Ka më shumë përballje edhe me qytetarë por edhe mes kandidatëve, por edhe mes kandidatëve për asamble… Prandaj ajo që ka qenë në zgjedhjet qendrore nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet lokale dhe do e shohim më 22 tetor që nuk ka të bëjë fare”, tha ai.

Berisha thotë se ka vendosur të kandidoj për kryetar të komunës së Fushë-Kosovës për ta forcuar identitetin urban, ekonomik, social, kulturor e sportiv që po e krijon ky qytet.

“Komuna e Fushë-Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht, në këtë ndryshim një prej njerëzve jam edhe unë. Ka plotë njerëz që kanë marrë pjesë në këtë ndryshim të madh të komunës tonë. Wshtë bërë një komunë e këndshme për të jetuar. Wështë bërë një komunë që po rritet me numrin e popullsisë, një vend që e dëshirojnë për me ardh për të punuar njerëzit, një vend që po krijon identitet urban, ekonomik, social por edhe kulturor edhe sportiv, dhe këtu kemi qenë pjesëmarrës në krijimin e këtij identitet. Kam vlerësuar se ka nevojë për ta qëndresuar këtë identitet, për ta bërë më të fuqishëm dhe për ta bërë më të qëndrueshëm dhe më afatgjatë këtë identitet, meqenëse zhvillimet janë të shpejta dhe ndryshimet kanë qenë shumë të shpejta kur kihet parasysh se si ka qenë para 15 viteve dhe si është sot”, tha Berisha për Kosovapress.

I nominuari i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Burim Berisha ka premtuar investime më të mëdha në arsim për rritjen e cilësisë.

”Pjesa tjetër do të jetë arsimi, bile arsimin do ta qesë në pjesë të parë, do të bëjmë investime bukur të mëdha në arsim prapë, do të bëjmë investime edhe në infrastrukturë por jo shumë sepse nuk kemi shumë nevojë, por do të bëjmë investime në cilësinë e mësimit… Pjesa e parë ose mundësia e parë ose investimet e para do t’i bëjmë në ato shkolla për t’i liruar nga numri i madh i nxënësve, do me thënë fokusimi do të jetë në qytet, tani për këto katër vite i kemi përfunduar dy shkolla, jemi duke i përfunduar edhe dy të tjera… Do të krijojmë kushte optimale  edhe për nxënësit në Fushë-Kosovë këto do të jenë me salla sporti, pastaj do të kemi një palestër të madhe sportive, do të kemi besoj palestrën e parë sportive në Kosovë për artet marciale, sportet luftarake”, shtoi ai.

Ndërsa në planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhme parasheh edhe rritjen e stafit shëndetësor, ndërtimin e disa qendrave mjekësor familjare nëpër fshatrat e Fushë-Kosovës.

Prioritet i qeverisjes së tij thotë se do të jenë edhe zhvillimi rural dhe infrastrukturor që do të përfshijë pjesët e pa përfunduara të asfaltimit, kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimit dhe mbeturinave.

Sa i takon planit urbanistik për Fushë-Kosovën, Berisha thotë se për 4 vitet e ardhme parasheh ndërtimin e një lagjeje luksoze në  Bresje dhe Ulgar me një infrastrukturë më të mirë se sa pjesët tjera të qytetit.

“Ne jemi në fazën e ndryshimeve të mëdha, ndryshimeve ekonomike, ndryshimeve urbane. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta quar përpara pjesën urbane, do të vazhdojmë me një ndërtim të një pjese të qytetit që do të jetë qytet luksoz, do të ketë lagje luksoze… Ka me qenë kjo pjesa prej Bresjes dhe Uglarit, kjo do të jetë pjesa, koncepti im është që do të jetë një qytet për pjesën luksoze dhe për pjesën e njerëzve që japin më shumë para për ta blerë një banesë por edhe natyrisht që do të jenë me një infrastrukturë shumë më të mirë se sa pjesa tjetër sepse do të jetë shumë më shtrenjtë… Për këtë pjesë jemi duke punuar qe dy vite por nuk kemi pas rast ta shpalosim…do të vazhdojmë për pjesën urbane edhe më tutje ta ndryshojmë, ta zhvillojmë për pjesën e mesme të njerëzve dhe qytetarëve dhe për pjesën e varfër”, tha ai.

Me planin urbanistik kryetari, Burim Berisha ka premtuar shtim të mini-parqeve dhe këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat e ndërtesave në  qytet, ndërsa thotë se për parqe më të mëdha brenda në qytet nuk ka mundësi, pasi që kjo komunë nuk qëndron mirë me hapësirave publike.

Burim Berisha, kryetari i tanishëm i Fushë-Kosovës ka shtuar se e ka besimin e plotë të qytetarëve të këtij qyteti dhe se ata që duan të bëhen kryetar duhet të tregojnë se si do ta bëjnë Fushë –Kosovën, pasi që se si është dihet.

Ndryshe, Burim Berisha ka qenë për dy mandate kryetar i komunës së Fushë-Kosovës dhe tani për herë të tretë është ri kandiduar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori