LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama është tërhequr për Sandër Lleshin

Berisha: Rama është tërhequr për Sandër Lleshin

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, një orë para seancës plenare shkruan se Rama është tërhequr dhe se parlamenti nuk do votojë sot Sandër Lleshin si zëvendësministër të Brendshëm. “U palos pas një takimi të fshehte falënderues Meta-Xhafa të zhvilluar ne rrethana te mistershme”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë i Berishës


Ndodhi pas mesnate!

Tërhiqet me bisht nen shale Kallam Deshtaku!

Te dashur miq, Kallam Deshtaku nuk do votoje sot ne parlament, ashtu siç rrahu dy dite me radhë gjoksin dhe paralajmëroi ne një sfide shah – mat se do votonte ne parlament Sander Lleshin si zëvendësministër – ministër.

U tërhoq, u palos pas një takimi te fshehte falënderues Meta-Xhafa te zhvilluar ne rrethana te mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilisteve. Zhvillime interesante!?!? Sb /Telegrafi/