Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se pas vendosjes së taksës prej 10 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, eksportet nga këto dy vende janë për 50 për qind më pak.
Dogana e Kosovës, sipas tij, është duke e zbatuar plotësisht vendimin e Qeverisë për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Nëse i marrim disa të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi të vendimit, ka 3 milionë euro më pak import nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, apo nëse e marrim në total atëherë kemi rreth 50 për qind më pak import të mallrave për këto gjashtë ditë sa ka hyrë vendimi në fuqi”, tha drejtori Berisha.
Për një javë me taksë shtesë prej 10 për qind, në arkën e shtetit janë grumbulluar 300 mijë euro më shumë.
“Në aspektin financiar sesa ka ndikuar taksa mbrojtëse, deri në këto momente është rreth 300 mijë euro për produktet që janë importuar me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, tha ai.
Berisha ka shtuar se raporti import-eksport me Serbinë është dukshëm i madh.
“Eksportet nga Kosova janë minimale krahasuar me Serbinë. Nëse e marrin vitin 2017 kur eksportet nga Serbia ishin më të larta në shumë 449 milionë euro, Kosova ka eksportuar mbi 40 milionë në Serbi, këtë vit deri më tani kemi vetëm 27 milionë euro eksport. Raporti import-eksport me Serbinë është dukshëm i madh”, u shpreh Berisha.
Ai ka folur edhe për të hyrat e Doganës, ndikimin në të hyra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe importet e veturave të vjetra.
Drejtori i përgjithshëm Doganës, Bahri Berisha ka thënë se sikur çdo vend edhe Kosova sfidohet me kontrabandë të mallrave kryesisht produktet që kanë akcizë të madhe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre