LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Nuk u kallë bota pse dhelprës po i kallet bishti, LVV-në po e shkarkon Isa Mustafa

Berisha: Nuk u kallë bota pse dhelprës po i kallet bishti, LVV-në po e shkarkon Isa Mustafa

Depueti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në Kuvendin e Kosovës në seancën ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Berisha i është përgjigjur me një fjalë popullore akuzave të ashpra të deputetëve të Vetëvendosjes, duke thënë se ata nuk po i shkarkon AAK-ja, por “profa i nderuar”, duke e pasur fjalën për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.


“Nëse iu ka kallë dhelpnës bishti, nuk u kall krejt bota. Nuk e kuptoj pezmin e Vetëvendosjes me neve. Juve është ka ju rrëzon profa i nderuar”, ka thënë Berisha.

Ai i ka replikuar edhe ministrit të jashtëm, Glauk Konjufca, i cili gjatë një fjalimi e këshilloi që të mos flasë për diktaturën.

Ai tha se Konjufca kishte qenë në AAK dhe ishte larguar nga aty për të shkuar në VV, sipas tij, me udhëzimet e SHIK-ut.

“Glaukun po e kursej pak. U kanë djalë i ri në AAK, dikur u largu prej atyhit shkoj në VV. Me udhëzimet e SHIK-ut. Këtu e bëjnë mall”, tha ai.

Berisha theksoi se VV ka dashur të imponojë diktaturë mbi LDK-në, por sipas tij, kjo gjë ka dështuar.

“Këtu përime ka pas tendencë me ba dikaturë. Ju keni deshte diktaturë me bo mbi LDK-në dhe ka mbetë në tentativë. Puçi mbetet veç paranojë e kryeministrit, pasi që nuk e vërtetoj se ka pas diçka të tillë. Ky njeri është i dashurum në vetveten, se si me bë një vend në histori. Sonte duket se ka me hy në histori, por s’ka me u bë asgjë”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori