LAJMI I FUNDIT:

Berisha, LVV-së: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, do të hetoheni për zhdukjen e mostrave të Deharit

Berisha, LVV-së: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, do të hetoheni për zhdukjen e mostrave të Deharit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar pasi kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për rastin e Astrit Deharit.

Kurti, sot në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka thënë se Dehari është “viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”.

Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin
Lexo po ashtu Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Por sipas Berishës, vetë LVV-ja i ka vrarë apo i ka shtyrë në vetëvrasje dy aktivistët e saj Arbnor dhe Astrit Dehari.


“Revolucioni i ha bijtë e vet! Është normale një reagim me fyrje nga klani i vrasësve dhe shtytësve në vetëvrasje. Të vrasësh apo shtyesh në vrasje te dy djemtë Dehari, të ua zhdukësh mostrat nga laboratori i Mjekësisë Ligjore që është në kompetencë direkt të Ministrisë së Drejtësisë, e ta etiketosh me gjuhë fyese, njeriun/deputetin i cili të kërkon llogari në Kuvend për krimet monstruoze të natyrës revolucionare (vrasje për të ardhur në pushtet), është i pakët fjalori i “vrasësve revolucionar” që u ka ardhë dita!”, ka shkruar deputeti në Facebook, teksa ka kujtuar përplasjen e fundit me deputetët e LVV-së dhe ministren Albulena Haxhiu në Kuvend, lidhur me rastin Dehari.

Haxhiu i reagon ashpër Berishës: Marre të koftë, ta kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin
Lexo po ashtu Haxhiu i reagon ashpër Berishës: Marre të koftë, ta kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin

Tutje, Berisha ka deklaruar se në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, LVV-ja do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Deharit dhe për shumë vepra të tjera.

“Po ju them këtu, meqë sot, kuvendin e Republikës së Kosovës (Tempullin e fjalës së lirë) e ka okupuar egërsia, ku më as autoriteti i Kryetarit nuk arrinë të krijojë mundësinë e reagimit konstruktiv, se në rastin e parë të ardhjes së PDK në pushtet, do të hetoheni për këto “mostra” dhe të gjitha veprat tjera që po i konsumoni për ditë, edhe s’do të keni qare pa i gjetë, edhe nëse i keni futur atje në shpellat e Karpateve prej nga e keni origjinën ideologjike”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Berisha në seancën e Kuvendit të enjten e përmendi rastin e Astrit Deharit duke akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje direkte. Ai po ashtu tha se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenon zbardhja e këtij rasti. Kjo i nervozoi shumë deputetët e partisë në pushtet dhe ministren Haxhiu, të cilët duke bërë zhurmë nga ulëset e tyre u munduan që ta pengojnë fjalimin e Berishës.

Madje, Haxhiu u ngrit edhe në këmbë duke iu drejtuar deputetit opozitar me fjalët “Marre të koftë. Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për rastin e Astrit Deharit sepse ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Astrit Dehari”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori