LAJMI I FUNDIT:

Berisha: LDK nuk ka nevojë që patjetër të zgjedh një kryetar që do të jetë oponent për Albin Kurtin

Berisha: LDK nuk ka nevojë që patjetër të zgjedh një kryetar që do të jetë oponent për Albin Kurtin

Ish-kandidati i LDK-së për deputet Anton Berisha thotë se është shumë e rëndësishme që të fitojë procesi dhe më pak e rëndësishme është cili kandidat e merr kreun e LDK-së.

“LDK ka nevojë për një garë që kandidatët ta pranojnë procesin dhe atë që zgjedhet kryetar. Përparësi duhet t’i jepet Kryesisë së re përkatësisht një ekipe që do ta kthente LDK-në në shtratin e saj”, tha ai në “Debat Plus”.


Berisha thotë se partia është ide dhe sipas tij kjo ide duhet të ekzistojë.

“Partia është ide dhe organizim strukturor. Kjo ide duhet të ekzistojë. Çështja është që duhet të ruhet zanafilla e LDK-së”.

Ai thotë se LDK nuk ka nevojë që patjetër duhet të gjej një oponent për Albin Kurtin.

“Qasja se Albin Kurtit duhet t’i gjendet një oponent për mua është e gabuar. LDK nuk ka nevojë t’i nënshtrohet momentumit”, deklaroi Berisha.

Berisha thotë se LDK ka bërë gabim që ka vendosur si drejtues dikë që nuk ka qenë anëtarë i saj duke aluduar në Isa Mustafën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori