LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kryeministri në panik, shkruan në terr

Berisha: Kryeministri në panik, shkruan në terr

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të kryeministrit Mustafa, ku ky i fundit fajëson opozitën, Listën Serbe dhe disa deputetë të pozitës për mos marrjen e liberalizimit të vizave.

Në reagimin e tij, Berisha thotë se “Kryeministri i koalicionit Thaçi – LDK, Isa Mustafa, paska dalur sonte me një reagim fajësues ndaj AAK-së, në raport me Demarkacionin”.


“Kryeministri në ‘panik’, çdoherë nga shkruan natën, në terr. Natë ishte terr, edhe kur e bëri koalicionin.
Mustafa akuzon AAK-në, opozitën dhe një pjesë të LDK-së duke u hedhur fajin, se me ndaljen e demarkacionit e penguan liberalizimin”, ka thënë Berisha në reagimin e tij, transmeton Telegrafi.

“I hidhëruar sonte edhe me deklaratat e ish-shefit të tij, z. Fatmir Sejdiu, z. Mustafa sikur me dhjetëra herë në të kaluarën edhe sonte u mundua të bëjë ‘balancë’ politik, për konsum të brendshëm, dihet, duke tentuar të godas sërish AAK-në”.

Berisha më tej thotë se “I ndodhur në panikun e një kryeministri që ka humbur kokën, (vdekja e dyshimtë ende e pa zbardhur e të ndjerit Astrit Dehari, ndarja e buxhetit në kalkulim elektoral për LDK-në, zërat e partnerit për shkëputje rrugësh, pakënaqësitë e themeluesve të LDK-së ndaj personit të tij dhe një varg realitetesh tjera), z.Mustafa drejton shigjetat nga AAK-ja”.

“Z. Mustafa, me keqardhje për deklarimet që po i bëni, të sigurojmë edhe njëherë, sikur me dhjetëra herë më parë, se; Demarkacioni nuk kalon, se Populli e ka të qartë dëmin e këtij projekti të cilit fatkeqësisht ju po vazhdoni t’ia bëni avokatin. Demarkacioni si i tillë, me shtetin mik, Malin e Zi, është kauzë kundërshtuese gjithëpopullore. Si i tillë, tashmë është i vdekur. Ndërsa liberalizimi i vizave dhe kriteret për të, ju e dini, se ua kanë komunikuar në mes të Prishtinës, të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës. Mos i mbani fshehur, mos i mbuloni duke u marrë me AAK-në, por shpalosjani opinionit”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/