LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ka qenë e pritur që Komisioni i Venedikut nuk do të lëshohej në interpretimin e çështjeve kushtetuese

Berisha: Ka qenë e pritur që Komisioni i Venedikut nuk do të lëshohej në interpretimin e çështjeve kushtetuese

Avokati Besnik Berisha ka thënë se ka qenë e pritur që Komisioni i Venedikut nuk do të lëshohej në interpretimin e çështjeve kushtetuese, pas kërkesës së Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

“Si komision ka qenë e mundur të japë udhëzime që janë në frymë kushtetuese. Përgjigja që ka marrë Qeveria është e qartë, e pritur, e ditur, meqenëse çështja ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë interpretime kushtetuese. I bie kjo se kjo çështje mbetet në pritje nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe epilogun do ta marrë aty”, është shprehur Berisha, në Info Magazine të Klan Kosova.


“Është hera e parë që ka kërkesë nga institucionet e Kosovës në Komisionin e Venecias. Pritshmëria e Qeverisë ka qenë se ata do të lëshoheshin në detaje”.

Berisha ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha partitë, edhe kur një çështje nuk është në favorin e tyre.

“Duhet pranuar se drejtësinë duhet ta pranojmë vetëm nga institucionet që janë të mandaturara jo vetëm kur të na bie taman. Gjykata Kushtetuese ka dhënë prova në të kaluarën është gjykatë që mund të jap opinione të qëndrueshme”, ka thënë Berisha.