Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar sërish nga kryeministri Edi Rama që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.
Berisha në reagimin e tij thotë se Rama po vazhdon të ndërhyjë në punët e Kosovës, sipas tij duke përsëritur kërkesat e presidentit Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Sipas Berishës, qëndrimi i Ramë është në kundërshtim me qëndrimin e prerë të SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe.
“Kështu në kundërshtim të hapur me qëndrimin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë territorin e republikës Rama dje i shpërftyruar përsëriti gjoja si euroatlantist por në fakt si serbo-rus kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosovës. Madje ai në një përpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fusë pyka në udhëheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesën për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bëre edhe presidentja Osmani”, thotë ai.
Më poshtë reagimi i plotë:
“Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, në shërbim të hapur padronit të tij Vuçiç, vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës. Në vend të kërkesës për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, pas aktit të saj terrorist të 24 shtatorit argati i Vuçiç në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit por Konferencë Ndërkombëtare për Kosoven me qëllimin e vetëm zhbërjen e arritjeve 20 vjeçare të Kosovës dhe futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve të Konferencës me rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Po në këtë kontekst dhe po për këtë qëllim, në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit të cilin Rama nuk e konsideron të tillë, ai në një ndërhdrje brutale në punët e brendshme të Kosovës përsërit kërkesën e padronit të tij për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.
Kështu në kundërshtim të hapur me qëndrimin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë territorin e republikës Rama dje i shpërftyruar përsëriti gjoja si euroatlantist por në fakt si serbo-rus kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosovës. Madje ai në një përpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fusë pyka në udhëheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesën për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bëre edhe presidentja Osmani.
Në deklaratën e tij Rama u shpreh konkretisht dje se: Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.”
Lidhur me këtë mashtrim dhe provokim të ulët të Edi Ramës që bën zëdhënësin e Vuçiç zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha :”se ajo ( presidentja shën i imi) në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.”
Ky përgënjeshtrim i presidencës së Kosovës dëshmon shkallën e vasalitetit të Edi Ramës nga Beogradi dëshmon se deri ku mund arrijë ai në shërbimet e tij ndaj padronit të tij si armik i Kosovës.
Partia Demoratike e Shqipërisë denoncon me forcën më të madhe këto qendrime të rrezikshme të Edi Ramës si një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit me qëllimin e vetëm ndarjen dhe copëtimin e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë.
Partia Demokratike mbështet kërkesën e drejtë të autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të organizuar nga Beogradi më 24 shtator në Banjskë, Zveçan; vendosjen para ligjit të autorëve, organizatorëve dhe sponsorizuesve të këtij akti.
Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, Rusisë së vogël në rajon, që mban konfliktin të varur në gozhdë, e gatshme të ndezë në çdo rast flakët e tij në rajon. Dëshmia e fundit e ketij qëndrimi ishte organizimi në Zveçan i kryengritjes së armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe dërgimi i grupeve terroriste për realizimin e saj.
Së fundi, Partia Demokratike bën thirrje për dërgimin sa më parë në Hagë të “serbomadhit” Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tij aktive në gjenocid dhe krime makabre kundër njerëzimit të Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Aleksandër Vuçiç është realisht një Millosheviç i ri, por edhe një Putin i vogël në rajonin tonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United