LAJMI I FUNDIT:

Berisha debaton me Ballën dhe braktis komisionin

Berisha debaton me Ballën dhe braktis komisionin

Pas thirrjeve të vazhdueshme, ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në Komisionin hetimor për ÇEZ për të dëshmuar. Mbledhja u shoqërua me debate dhe fyerjes mes Ballës dhe Berishës, i cili ka braktisur mbledhjen.

Ndërsa deputeti Arben Ristani kërkoi që Taulant Balla të mos drejtojë Komisionin, pasi sipas tij është në konflikt interesi për shkak se ka qenë në proces gjyqësor me familjarët e tij. Deputeti demokrat Berisha, më pas ka braktisur mbledhjen e komisionit hetimor pë CEZ-in.


Balla tha se Berisha ka frikë të dëshmojë. Ndërsa Berisha u shpreh se Balla është i dënuar sipas tij si shpifës ordiner dhe kërkoi që ky komision të mos drejtohet nga ai.

“Të hartojë shkresën drejtuar policisë së shtetit për të marrë Berishën. Ky person i friket përballjes dhe ka frikë të japë dëshmi për aferën 440 milionë”, tha Balla.

Ndërsa ish-kryeministri theksoi se hajdutët e vërtetë janë Rama dhe Gjiknuri.

“Çfarë rezultoi? Rezultoi se duhet që personi që kryeson komisionin të mos jetë në konflikt interesi. Ajo që më bëri të mos vazhdoj më tutje është se në mënyrën më të pafytyrë, ai mashtroi opinionin, duke thënë se nuk është person i dënuar. Ai është i dënuar dhe nuk paguan gjobë, por kur një njeri merr përsipër të mashtrojë qytetarët  nuk mund të drejtojë një komision.

Jam i bindur që Edi Rama me atë vjedhje që ka bërë me Damian Gjiknurin meriton të dënohem me burg për 35 vjet pa ndërprerje. Për të shpëtuar, ata ngritën këtë komision. Këtë dosje që bëjnë këta, Gjykata e Lartë e ka gjetur të pabazuar”, tha Berisha.

DEBATET

Berisha:Je i dënuar dhe nuk ke paguar gjobën

Balla: S’kam asnjë gjobë. Zoti dëshmitar betohuni se do të thoni të vërtetën.

Ristani: Nuk mund të vazhdojë seanca kështu.

Balla: Ju lutem zoti dëshmitar gjeneralitetet, emri, atësia, mbiemri

Ristani: Komisioni nuk mund të vijojë me prepotencë. Keni konflikt interesi në bazë të kodit të procedurës penale. Duhet të ndërrohet kryetari.

Balla: Nuk kam asnjë konflikt interesi.