LAJMI I FUNDIT:

Bëri tejkalim në anën e kundërt – policia gjobit 50 vjeçarin nga Ferizaj dhe i konfiskon patentë shoferin për tre muaj

Bëri tejkalim në anën e kundërt – policia gjobit 50 vjeçarin nga Ferizaj dhe i konfiskon patentë shoferin për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar një informatë (video incizim) nga një qytetar se në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik në afërsi të udhëkryqit që të dërgon në fshatin Komogllavë, shifet se një shofer me automjetin e tij vepron në kundërshtim me rregullat e trafikut, duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

“Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë, ndërsa i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.


Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.

“Ndërsa falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe inkurajon të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori