Kylian Mbappe për pak sa nuk pësoi lëndim të rëndëd në humbje 1-0 të Real Madridit përballë Espanyolit.

Sulmuesi francez mori një goditje të tmerrshme nga Carlos Romero i Espanyolit.


Gjyqtari nuk i dha karton të kuq Romeros, i cili vazhdoi të shënonte golin e vetëm të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Romero deklaroi: “E dija që ishte e pamundur të ndaloja vrapimin e Kylian, e ndalova sa më mirë, ishte pak e shëmtuar".

“Nuk më pëlqeu dhe i kërkova falje”, shtoi mbrojtësi.

Real Madridi u mund përfundimisht 1-0 nga Espanyol i cili renditet i 17-ti në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app