LAJMI I FUNDIT:

Berberët Kreshnik dhe Hamdi Morina rrëmbejnë vendin e parë në “Golden Hair Festival”

Berberët Kreshnik dhe Hamdi Morina rrëmbejnë vendin e parë në “Golden Hair Festival”
Hamdi Morina dhe Kreshnik Morina

Qyteti i Antalias ishte nikoqir i shumë floktarëve të botës në kuadër të festivalit, “Golden Hair Festival”, ku morën pjesë artistë nga 17 shtete teksa zhvilluan garat në disiplina të ndryshme për meshkuj dhe femra.

Edhe Kosova u përfaqësua me dy stilistë të flokëve, të cilët arritën një sukses të madh në këtë garë ndërkombëtare të mbajtur në shtetin turk.


Kreshnik Morina dhe Hamdi Morina, të cilët janë anëtarë të shoqatës “Hair Kosova” dhe “Cat-Kosovo”, ne disiplinën për prerje të flokëve për meshkuj dhe stilim rrëmbyen vendin e parë në “Team SHOW”.

Hamdi Morina dhe Kreshnik Morina

Kreshniku në një prononcim për Telegrafin ka treguar emocionet e para pas suksesit të arritur në nivel ndërkombëtar.

“Garat kanë qenë në nivelin më të larte. Jam i lumtur për këtë sukses që e arrita në mesin e atyre garuesve nga vendet e ndryshme. Dua të theksoj se për suksesin tonë meritor është edhe shoqata e frizerëve dhe berberëve HAIR KOSOVA dhe CMC-CAT KOSOVO në krye me kryetarin Rejhan Tuna”, tha floktari prizrenas, i cili njihet më mirë si Kreshtta.

Kreshnik Morina

Kujtojmë se Kreshniku muaj më parë kishte arritur deri në çerekfinale të garës ndërkombëtare të mbajtur në Nurnberg, “International Barber Awards”.

Kreshnik Morina, berberi shqiptar arrin sukses të madh në garën botërore
Lexo po ashtu Kreshnik Morina, berberi shqiptar arrin sukses të madh në garën botërore

Ndryshe, Kreshnikun do ta shohim edhe në gara të tjera të stilit të flokëve dhe mjekrës. /Telegrafi/

Hamdi Morina

Hamdi Morina, Kreshnik Morina dhe Shefki Qafleshi

Çmimet e fituara në gara të ndryshme