LAJMI I FUNDIT:

Berat, e mitura përdhunohet nga burri i tezes

Berat, e mitura përdhunohet nga burri i tezes

Një vajzë vetëm 15 vjeçe, nga një fshat i rrethit të Beratit ka denoncuar në polici, bashkëshortin e tezes së saj për përdhunim.

Burime zyrtare pranë këtij organi bëjnë me dije se vajza e shoqëruar nga nëna e saj dhe në prani të psikologut ka dëshmuar se ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale gjatë qëndrimit te shtëpia e tezes së saj për disa ditë në pushime në përfundim të sezonit shkollor.


15-vjeçarja me inicialet R.K., mësohet se tri ditë më parë ndodhej në banesën e të arrestuarit Resmi Turani, në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit, ku dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale nga ky i fundit. Vajza mësohet se ishte kthyer në banesë, në një tjetër fshat të zonës dhe kishte shprehur shqetësimin për çfarë i kishte ndodhur gjatë qëndrimit në banesën e tezes së saj.

Menjëherë, nëna e saj mësohet se ka shoqëruar vajzën në Polici, ku në prani dhe të një psikologu është bërë marrja e deklaratës, shkruan Panorama.

Sipas dëshmisë së vajzës gjatë kohës që është ndodhur vetëm në banesë, pasi tezja me dy fëmijët kishin shkruar për të kryer disa punë në tokat e tyre, burri i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

“Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.T., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”, bën me dije zyrtarisht Policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori