LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Privatizimi i Telekomit është diskutuar nga njerëz që nuk kanë pasur njohuri, kjo bëri dëme në imazhin e vendit

Beqaj: Privatizimi i Telekomit është diskutuar nga njerëz që nuk kanë pasur njohuri, kjo bëri dëme në imazhin e vendit

Procesi i privatimit të Telekomit është diskutuar nga njerëz që kurrë në jetën e tyre asnjë faqe nuk e kanë lexuar dhe kjo ka bërë dëme në proces dhe në imazhin e vendit.

Kështu ka thënë ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë.

“Është e vërtet që procesi Telekomit është diskutuar nga njerëz që kurrë në jetën e tyre asnjë faqe nuk e kanë lexuar dhe kjo ka bërë dëme në proces dhe në imazhin e vendit, sepse është një përshtypje se çdo gjë në këtë vend është duke shkuar keq”, ka thënë Beqaj, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se procesi i privatizimit ka shkuar në Arbitrazh dhe se Kosova e ka fituar këtë rast.

“Pas shumë thashethemeve, pas shumë diskutimeve në Kuvend dhe pas shumë kryqëzimeve, ky proces ka përfunduar në Arbitrazh. Ka qenë një ndër proceset më të rënda dhe ne jemi paditur qindra miliona euro, ku kemi qenë të paditur rreth 260 milionë euro për ndalje të procesit. Më vjen mirë që ky proces ka përfunduar në parim dhe pas shumë përgatitjeve është bërë një punë e shkëlqyer. Në tërë këtë proces, dëmi i është shkaktuar vendit dhe paditësi është dënuar me 2 milionë euro”, ka shtuar ai.

Beqaj tha se për privatizimin e ndërmarrjeve publike, vendimet i ka marr Kuvendi i Kosovës.

“Në kohën sa kam qenë ministër i Zhvillimit Ekonomik, ka qenë prioritet i Qeverisë si pjesë e programit për t’i privatizuar ndërmarrjet publike. Për privatizimin e ndërmarrjeve publike, vendimet i ka marr Kuvendi i Kosovës. Unë personalisht kam besuar dhe besoj që procesi i privatizimit dhe përcaktimi i titullarit është esencial”, përfundoi Beqaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori