LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Nëse nuk e pranojmë realitetin që na tha ambasadori i Zvicrës, do të fundosemi (Video)

Beqaj: Nëse nuk e pranojmë realitetin që na tha ambasadori i Zvicrës, do të fundosemi (Video)

Njohësi i zhvillimeve politike, Behlul Beqaj ka thënë se atë çka e deklaroi ambasadori zviceran në Skenderaj për veteranët e rrejshëm, e kemi ditur të gjithë.

Beqaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se reagimi i ambasadorit Hubert ka qenë i jashtëzakonshëm dhe pa ekuivokë.


“Ka qenë një reagim në momentin e vonuar, para njerëzve të duhur që përçoi një mesazh jashtëzakonisht të duhur dhe të domosdoshëm”.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se reagimi i ambasadorit ka qenë inkurajues, pasi sipas tij të kuptojmë ka ardhur koha për ndryshime.

“20 vite kemi pasur pushtete të ndryshme por nuk kemi rotacione politike. Ndoshta ka hyrë një parti dhe ka dalë një tjetër, por pak a shumë akterët kryesor janë të njëjtit. Këta janë arsye dhe shkak pse kemi ardhë në këtë gjendje”.

Beqaj ka thënë se duhet të kuptojmë mesazhin tjetër që dha ambasadori zviceran në Skenderaj.

“Të ballafaqohemi me realitetin objektiv, i cili nëse nuk ndërpritet do të na fundos definitivisht”.

Ai ka thënë se një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet Kosova e që e përmendi edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, është stërmadhimi i administratës.

Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm
Lexo po ashtu Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Kujtojmë që ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet në Skenderaj kishte deklaruar se “nuk është normale që Qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës së buxhetit për veteranët e luftës. Nëse paratë ruhen e nuk financohen veteranë të rrejshëm, do të mund të ndërtoni më shumë se një ujësjellës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori