Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po prezanton Kosovën në Forumin Ekonomik, i cili po mbahet në Dubai, bën të ditur Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrsisë në një komunikate për media.
Beqaj para Ministrit të Ekonomisë së Dubait Sultan Bin Saed Al Mansouri, dhe pjesëmarrësve tjerë foli për mundësitë që Kosova jep për zhvillimin ekonomik për Rajonin dhe më gjerë.
“Vizioni im është ‘Kosova të jetë një qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë digjitale’”, deklaroi Beqaj.
Ai para homologëve arabë, perëndi arsyet pse duhet të investohet në Kosovë. “Vend-ndodhja Strategjike; Infrastruktura; Popullsia; Kosto të ulëta operacionale; Legjislacioni dhe Marrëveshjet; Ambienti i Biznesit në Kosovë; Stabiliteti ekonomik (PBB); Qeveria ka ndarë një sasi të konsiderueshme të investimeve direkte në sektorin privat për të stimuluar inovacionin brenda ndërmarrjeve dhe për të rritur potencialin e eksportit dhe Stabiliteti ekonomik”, tha kreu i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Duke përshkruar Kosovën, si një vend me mundësi të jashtëzakonshme, Ministri Beqaj ftoi investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ta konsiderojnë Kosovën seriozisht si një mundësi për investime.
Ndër të tjera, i pari i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, para të pranishmëve prezantoi vendin tonë, si të veçantë në zhvillimin ekonomik, marrë parasysh se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me 70 për qind të popullsisë që është nën moshën 35 vjeçare.
Projekti konkret, që Beqaj prezantoi para përfaqësuesve të Emirateve të Bashkuara, ishte Parku Trajnues gjermano-kosovar, në Prizren, si një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, në shumë fusha.
Duke përmendur agjendën digjitale të Komisionit Evropian për Kosovën, Beqaj tha se konsideron që Republika e Kosovës është një treg tërheqës për kompanitë prodhuese dhe TIK-të.
“Unë besoj fuqishëm në zhvillimin mbarëkombëtar të sektorit të TIK-ut, si ambasador i fuqishëm ekonomik i vendit”, theksoi Beqaj.
Me këtë rast, ai përmendi eksportin që Kosova ka bërë gjatë vitit 2018 me shërbimeve digjitale, si një e arritur e madhe.
Poashtu, Ministri përmendi hapat konkret që Kosova po bën për ta zhvilluar sektorin e inovacionit dhe teknologjisë, siç janë: Infrastruktura ligjore; Infrastruktura fizike; Infrastruktura financiare dhe Paketa fiskale.
Ndryshe, Forumi Ekonomik që po mbahet në Dubai, është forum në mes të Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre