LAJMI I FUNDIT:

Beqaj, Kosova ka potencial ekonomik

Beqaj, Kosova ka potencial ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj, merr pjesë në Forumin e katërt vjetor Strategjik të Bledit 2009 në Slloveni, i cili është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Sllovenisë, Qendrës për perspektivë Evropiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Tema e këtij forumi është “Politikat e krizës ekonomike”, dhe ka për qëllimi diskutimit rreth sfidave me të cilat vendet Evropiane dhe vendet e tjera në botë janë duke u ballafaquar. Lidhur me ketë temë qëndrimet e veta i paraqesin përfaqësuesit e sferës politike, ekonomike, akademike dhe shoqërisë civile.

Gjatë këtij forumi, kryetari i OEK-ut u takua me personalitetet kyçe të vendeve pjesëmarrëse në këtë aktivitete, dhe njëkohësit shfrytëzoi rastin të diskutoj rreth mundësive potenciale për investime në Kosovë, ngritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllimin të dhënies së kontributit në minimizimin e efekteve të krizës ekonomike globale, dhe me qëllimin të stimulimit të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Beqaj gjithashtu diskutoi rreth mundësisë të ngritjes së konkurrenshmërisë së bizneseve Kosovare në tregun e Bashkimit Evropian dhe tregut të punës në Kosovë.


Gjatë kësaj vizitë Beqaj është takuar me Danilo Tirk, Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Samuel Zbogar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Nikola Gruevski, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Ahmet Davutoğlu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Gordan Jandrokoviq, ministrin e punëve të jashtme të Kroacisë, dhe personalitete të tjera nga vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Beqaj po ashtu bëri një prezantim me temën “Fuqizimi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në rrugë drejt ringjalljes ekonomike”, me c rast paraqiti rolin e ekonomisë Kosovare në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.