Beqaj: Digjitalizimi i Kosovës ndër pritoritetet kryesore të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Problemet në zhvillimin digjital, zgjidhja e problemeve të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit, ishin temë e diskutimit në takimin mes Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë z. Besim Beqaj, si dhe përfaqësuesit e komunitetit të TIK-ut në Kosovë.
Takimi i cili u mbajt sot në Shoqatën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), rezultoi me marrëveshje për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) dhe sektorit privat, me theks të veçantë, fushës së digjitalizimit – si mundësi shumë e mirë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ministri Beqaj tha se, si ministër është i gatshëm t’i dëgjojë kërkesat e sektorit privat në mënyrë që të bashkërendohen punët.
Beqaj shtoi se, ministria që ai drejton është duke kryer punë të mëdha në përkrahjen e digjitalizimit në vendin tonë. “ Jemi në fazën e implementimit të buxhetit. Një pjesë shkon për zhvillim të Start-upeve dhe NVM-ve, Ligji është në proces e sipër”, deklaroi Beqaj.
Tutje, Vjollca Çavolli, drejtoreshë ekzekutive e STIKK, theksoi se problem kryesor aktualisht është edukimi i fuqisë punëtore.
“Duhet të kemi më shumë mundësi për eksport të shërbimeve të IT-së. Kemi shumë nevojë për edukim të fuqisë punëtore në mnëyrë që zhvillimi të jetë më I hovshëm. Ne si shoqatë jemi të gatshëm të kontribuojmë së bashku me MIN, në zgjidhjen e problemeve”, shtoi ajo.
Kurse, nga pjesëmarrësit tjerë u identifikuan disa nga problemet kryesore që e përcjellin fushën e IT-së në Republikën e Kosovës.
“Edukimi digjitalizimi i Kosovës dhe brendimi i produkteve, pjesëmarrja më e madhe ne Konferenca ndërkombëtare, sponsorizonim në media të madh ndërkombëtare, njohja e Kosovës jo vetëm politike, por edhe nga kompanitë e mëdha të biznesit, zhvillimi i produkteve në fushën e TIK-ut”, ishin vetëm disa nga problemet për të cilat komuniteti i TIK-ut në Kosovë, kërkoi përkrahje në zgjidhjen e tyre nga Ministri Beqaj.
Duke premtuar përkrahjen e tij dhe Ministrisë për pjesëmarrje në Konferenca të rëndësishme ndërkombëtare, si mundësi e madhe për prezantim të Kosovës dhe sjelljen e investimeve të huaja, Beqaj kërkoi përkrahje më të madhe të komunitetit të TIK-ut në Kosovë, në mënyrë që institucionet ta kenë top agjendë digjitalizimin./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë