LAJMI I FUNDIT:

Beogradi feston çlirimin, Serbia prezanton “Luftëtarët e Shekullit 21” (Video)

Beogradi feston çlirimin, Serbia prezanton “Luftëtarët e Shekullit 21” (Video)

Ushtria e Serbisë është gati për të festuar ditën e çlirimit të Beogradit. Dhe për këtë ditë, autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithëve në Serbi që të shkojnë në aeroportin “Batajnicki” dhe së bashku me ushtrinë të festojnë këtë “ditë të rëndësishme”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, në këtë program të quajtur “Sloboda 2017” do të paraqiten pajisjet më të mira dhe ushtarët më të trajnuar të Forcave të Armatosura të Serbisë.


Po sipas mediave serbe, është planifikuar që në programin “Sloboda 2017” të përfshihen 2.200 anëtarë të ushtrisë, 130 automjete të ndryshme dhe 30 avionë e helikopterë.

Pranë “Mig”-ëve rusë thuhet se do të vendosen 1.500 ushtarë specialë të forcave të ushtrisë serbe, të cilët mediat serbe i quajnë “Luftëtarët e Shekullit 21”.

Ata thuhet se do të prezantojnë pajisje të reja, që nga pajisjet optike deri te pushkët.

Ata do të vendosen në njësi të ndryshme dhe paraqesin të ashtuquajturat forca speciale që fillimisht mblidhen dhe reagojnë në situata të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori