LAJMI I FUNDIT:

Bentley sjell ndryshime të mëdha në modelin e ri Bentayga (Foto)

Bentley sjell ndryshime të mëdha në modelin e ri Bentayga (Foto)

Prodhuesi britanik i veturave, ka bërë ndryshime shumë të mëdha në modelin Bentayga, duke e kthyer në një makinë luksoze.

Ajo që bie në sy më së shumti, është zmadhimi i tërë pjesëve, transmeton Telegrafi.


Pjesa e përparme, panelet e dyerve si dhe hapësirat mbi rrotë, kanë një formë shumë më të të gjerë se modelet paraprake sportive. Për këtë arsye, është dashur të vendosen rrotat që kanë madhësi me diametër 23-inch.

Në metalin me fibra alumini, janë bërë disa fryrje në vende të caktuara dhe linja më të mprehta me të cilat tentohet të rritet aerodinamika.

Ndryshimet e bëra nga Startech, kanë bërë që edhe pjesa e brendshme të ketë hapësirë më të bollshme, që do t’ju ofronte komoditet pasagjerëve.

Ndryshe, automobili me 6.0-litra turbo-dyshe VV12, i ka 600-kuaj fuqi. /Telegrafi/

Bentley me ndryshime të mëdha në modelin e ri të Bentayga foto 2

Bentley me ndryshime të mëdha në modelin e ri të Bentayga foto 3

Bentley me ndryshime të mëdha në modelin e ri të Bentayga foto 4