LAJMI I FUNDIT:

Bentley shënon 100 vjetorin me një limuzinë për nder të themeluesit (Foto)

Bentley shënon 100 vjetorin me një limuzinë për nder të themeluesit (Foto)

Vetëm 100 njësi të kësaj limuzine do të ndërtohen, për të nderuar themeluesin e kompanisë

Vitin që vjen, Bentley do ta ketë bërë një shekull, transmeton Telegrafi. Për këtë arsye, ka vendosur ta kthejë një ndër modelet e para dhe të preferuarat të W.O. Bentley, që sa bashku me vëllain e themeloi këtë kompani.


Që të shënohet ky përvjetor i veçantë, do të krijohet një limuzinë me emrin e themeluesit, ndërsa ka një motor të fuqishëm prej tetë litrave.

Kjo makine luksoze, do të bazohet në edicionin e parë të Mulsanne, të cilin W.O. e dizajnoi dhe e shfrytëzoi vet për nevojat personale. Makina e re që lansohet gjatë vitit që vjen, do të kenë nivel të lartë luksi, ndërsa është në dispozicion të një numri të ngushtë klientësh sepse vije në vetëm 100 njësi.

Imazhet e shpërndara tregojnë disa elemente të limuzinës, ndërsa në të ardhmen mund të mësojnë edhe lajme shtesë. /Telegrafi/