Aktori britanik, Benedict Cumberbatch, ka ndarë rrallëherë detaje nga jeta e tij familjare, por këtë herë ka pranuar se që prej se është bërë baba, emocionet e tij janë bërë “të holla si letër”.

Ylli i “Sherlock”, 49 vjeç, i martuar me aktoren Sophie Hunter që nga viti 2015, është baba i tre djemve: Christopher, Hal dhe Finn.


Ai tha për The Times se atësia i ka ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të aktruarit, duke e bërë më të ndjeshëm ndaj gjithçkaje, shkruan DailyMail.

“Fëmijët më kanë bërë të përjetoj emocionet ndryshe. Qaj më shpesh, prekem më lehtë, madje më ndodh të zemërohem më shpejt”, u shpreh ai.

Aktori shtoi se një nga momentet më prekëse për të ishte gjatë koncertit të Oasis në Wembley, ku mijëra burra u bashkuan duke kënduar me emocione: “Ishte mahnitëse të shihje kaq shumë njerëz që ndanin ndjenja pa asnjë përmbajtje”.

Cumberbatch tregoi gjithashtu se përpiqet të ruajë privatësinë e familjes duke “u maskuar” në publik, që fëmijët e tij të mos tërheqin vëmendjen.

Me humor ai zbuloi se Halloween është periudha e tij e preferuar e vitit, pasi mund të vishet si Chewbacca dhe askush të mos e njohë. /Telegrafi/