LAJMI I FUNDIT:

Bella Hadid pozon në bikini të zeza përpara se të vishet në dy fustane magjepsëse teksa poston më shumë foto nga fushata e saj e re e Michael Kors

Bella Hadid pozon në bikini të zeza përpara se të vishet në dy fustane magjepsëse teksa poston më shumë foto nga fushata e saj e re e Michael Kors

Bella Hadid shfaqi fizikun e saj teksa ndau reklamën e saj të re për Michael Kors të enjten.

Vajza e kopertinës së Vogue, hyri në Instagram dhe ndau klipe të ndryshme promovuese dhe foto nga prapaskenat nga xhirimet.


25-vjeçarja shfaqi mesin me bikini të zeza në formë trekëndëshi ndërsa pozonte pranë një jahti, përpara se të vishte dy fustane magjepsës.

View this post on Instagram

A post shared by Bella 🦋 (@bellahadid)


Fenomeni i pistës e kombinoi pamjen e saj me bikini me një palë taka të zeza me rrip të kryqëzuar për t’iu përshtatur rrobave të banjës. Më tej ajo ka aksesuar me një zinxhir të trashë ari rreth qafës dhe një byzylyk ari që përputhet.

Bella Hadid shihet pa sytjena gjatë daljes në New York
Lexo po ashtu Bella Hadid shihet pa sytjena gjatë daljes në New York

Ylli flokët i mbajti në një bisht dhe i mbrojti sytë nga dielli me një palë syze dielli ngjyrë ari. Kors kishte postuar më parë një foto me bikini të modeles në faqen e tyre në Instagram në maj.

Bukuroshja ndau gjithashtu një foto të saj të veshur me një fustan të bardhë veror me një model lulesh dhe një palë taka të bardha. Shtimi i një ngjyre në pamjen e saj ishte çanta elegant rozë e salmonit e vendosur mbi supe.

Bella Hadid shndërrohet në një flutur teksa paralajmëron koleksionin e saj CY-B3LLA
Lexo po ashtu Bella Hadid shndërrohet në një flutur teksa paralajmëron koleksionin e saj CY-B3LLA

Një foto tjetër mahnitëse e tregoi atë duke pozuar me një fustan portokalli dhe duke mbajtur në dorë një çantë portokalli me thumba të ngjashme nga marka. Ajo gjithashtu kishte një grim të bronztë dhe plot vesë me një buzëkuq nude për fotot. /Telegrafi/