LAJMI I FUNDIT:

Belgjika thotë se do të rishikojë rreziqet e mundshme të rrezatimit nga iPhone 12

Belgjika thotë se do të rishikojë rreziqet e mundshme të rrezatimit nga iPhone 12

Belgjika tha të enjten se do të rishikonte rreziqet e mundshme shëndetësore lidhur me iPhone 12 të Apple, duke u bërë vendi më i fundit evropian që reagoi pasi Franca urdhëroi ndalimin e shitjeve të kësaj linje duke përmendur shkeljet e kufijve të ekspozimit ndaj rrezatimit.

Apple tha të mërkurën se iPhone 12, i lansuar në vitin 2020, ishte certifikuar nga shumë organe ndërkombëtare në përputhje me standardet e rrezatimit dhe se po kundërshtonte gjetjet e Francës, transmeton Telegrafi.

Franca ndalon shitjen e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit - Apple kundërshton vendimin, thotë se pajisja është në përputhje me rregullat
Lexo po ashtu Franca ndalon shitjen e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit - Apple kundërshton vendimin, thotë se pajisja është në përputhje me rregullat

Por vendimi i Francës për të ndaluar shitjet e iPhone 12 derisa Apple të rregullojë problemet e rrezatimit të zbuluara në dy teste, ngriti mundësinë e ndalimeve të mëtejshme në Evropë.


Studiuesit kanë kryer një numër të madh studimesh gjatë dy dekadave të fundit për të vlerësuar rreziqet shëndetësore që vijnë nga telefonat celularë.

Çfarë 'fshihet' pas ndalimit nga Franca të iPhone 12 të Apple?
Lexo po ashtu Çfarë 'fshihet' pas ndalimit nga Franca të iPhone 12 të Apple?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk janë vërtetuar efekte të padëshiruara shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i telefonit celular.

“Është detyra ime të sigurohem që të gjithë qytetarët … të jenë të sigurt”, tha Mathieu Michel, sekretari shtetëror i Belgjikës për dixhitalizimin, në një deklaratë për Reuters.

“Unë kam kontaktuar shpejt me rregullatorin IBPT-BIPT për të kërkuar një analizë në lidhje me rrezikun e mundshëm të produktit”, tha Michel, duke shtuar se ai i kishte kërkuar gjithashtu rregullatorit të rishikonte të gjithë telefonat inteligjentë të Apple, si dhe pajisjet e bëra nga prodhues të tjerë, në një fazë të mëvonshme. /Telegrafi/