LAJMI I FUNDIT:

Belgjika tërheq ambasadorin nga Koreja e Jugut, gruaja e tij kishte rrahur punonjëset në një dyqan – kamerat e sigurisë kishin filmuar këtë moment

Belgjika tërheq ambasadorin nga Koreja e Jugut, gruaja e tij kishte rrahur punonjëset në një dyqan – kamerat e sigurisë kishin filmuar këtë moment

Belgjika ka vendosur ta tërheqë ambasadorin e saj nga Koreja e Jugut, pasi që gruaja e ambasadorit është akuzuar se ka sulmuar dy punonjëse në një dyqan në Seul, ka njoftuar sot ambasada e këtij vendi.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Sofi Wilmes, ka vendosur që në interesin më të mirë dhe raporteve bilaterale do t’i ndërpritet mandati ambasadorit Piter Lekuj, i cili prej tre vitesh shërbeu si ambasador në Seul, transmeton Telegrafi.


Siç raporton AP, në kumtesë thuhet se ambasadat belge janë të përkushtuara t’i shërbejnë vendit, por situata aktuale nuk lejon që tutje të kryej punët në mënyrën e duhur, duke theksuar që autoritetet belge e kanë “zhveshur” nga imuniteti diplomatik gruan e ambasadorit, Syang Suchu me qëllim që të mund të zhvillohen hetime ndaj saj nga policia jugkorean.

Megjithatë, ministria jugkoreane e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar që Syang ishte thirrur në imunitet diplomatik – dhe pikërisht për këtë kanë hequr dorë nga akuza e ngritur.

E ambasadori belg në herët ka kërkuar falje në emër të gruas së tij, duke thënë në një video në Instagram se ajo mund të ketë pasur arsye që është nervozuar, ndoshta me mënyrën se si i janë qasur punonjëset – por se dhuna fizike është e papranueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori