LAJMI I FUNDIT:

Belegu: Amerikanëve u mbeti hatri pse Haradinaj nuk shkoi në Senat (Video)

Belegu: Amerikanëve u mbeti hatri pse Haradinaj nuk shkoi në Senat (Video)

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Eroll Belegu ka thënë se nuk qëndrojnë ato që thuhen se Haradinaj është injoruar gjatë vizitës në Amerikë.

Belegu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj ka pasur ftesë që të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë në Senatin amerikan.


“Të martën, ditën kur jemi kthyer në Kosovë e kemi pasur një ftesë për në Washington që të jemi prezentë në një konferencë të sigurisë në Senatin amerikan. Mos të them, pak a shumë janë hatërua pse nuk kemi shkuar, por arsyeja ka qenë se Kryeministri kur ka aplikuar për vizë ka aplikuar vetëm për të shkuar në Detroit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj ka thënë se shërbimi sekret amerikan që është kujdesur për Kryeministrin, ka qenë i informuar që do ta vizitojnë vetëm Detriotin dhe nuk kanë dashur ta vendosin në vështirësi për vizitë në Washington.

“Shkuarja e Kryeministrit në SHBA është proces më i komplikuar, sepse për sigurinë e tij përkujdesen vazhdimisht 4-5 makina, rreth 20 pjesëtarë të shërbimit sekret, policia vendore që është në përcjellje. Këto janë natyrisht shpenzime të mëdha për SHBA, dhe paramendoni Kryeministri me vendos në moment për një vizitë në Washington, çfarë operacioni do të ishte ai”, tha ndër të tjera Eroll Belegu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori