LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Po bëhen analiza nëse do të ketë kundër-masa ndaj Kosovës

Bekteshi: Po bëhen analiza nëse do të ketë kundër-masa ndaj Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë ditës së djeshme solli vendim që të vendos dogana për 30 për qind të prodhimeve bujqësore që importohen në Kosovë. Kjo masë e cila pritet të hyjë në fuqi të premten, do të zgjasë 90 ditë.

Për këtë çështje ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Kreshnik Bekteshi, sot ka realizuar takim me ministrin e Kosovës për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri. Pas takimit Bekteshi tha se vendosja e doganave për importimin e prodhimeve bujqësore në Kosovë, nuk do të thotë luftë tregtare me mes Maqedonisë dhe Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Masa nuk është bërë kundër Maqedonisë dhe të përfshira janë gjitha shtetet në botë që importojnë prodhime bujqësore në Kosovë. Duke pasur parasysh marrëveshjet ndërkombëtare, kemi obligim edhe ne të ndërmarrim masat tona. Ato do të analizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Doganave, por në të njëjtën kohë do të rishikojmë në kuadrin e Sekretariatit të CEFTA-s dhe shteteve tjera anëtare”, tha Bekteshi pas takimit.

Ai tha se Maqedonia nuk ka qenë e informuar në kohë për vendosjen e masave dhe shtoi se në pajtim me marrëveshjen me CEFTA, Kosova është dashur në kohë të informojë gjitha anëtaret për vendosjen e doganave.

Ndërsa ministri i Kosovës për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri, tha se masa është vendosur me qëllim qët të mbrohen prodhuesit bujqësor në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori