Masat e setit të katërt qeveritar tashmë po realizohen, ndërsa për një pjesë pritet të miratohet ribalanci dhe të zbatohen thirrjet publike për realizimin e masave. Vendimi ligjor tashmë është përgatitur, konsultimet përfundojnë me palët e interesit dhe do të dërgohet më së voni pasnesër në Kuvend, ndërsa janë përgatitur edhe rregulloret për realizimin e masave që janë përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe presin shpallje sapo të krijojnë kushte ligjore, gjegjësisht sapo të kalojë ribalanci i Buxhetit në Kuvend.
Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për shtyp duke pritur sjellje në kohë të ribalancit dhe realizimit të masave me ç’rast u bëri thirrje partive politike të mos bëjnë politikë ditore nga kjo dhe të kontribuojnë drejt asaj mbështetje që bëhet me setin e katërt të masave ekonomike të arrijë deri te qytetarët, bizneset, deri te ruajtja e vendeve të punës.
“U bëj thirrje të gjitha partive politike me masa të cilat janë kahëzuar drejt mbështetjes së qytetarëve, të biznesit, në ruajtjen e vendeve të punës nuk duhet të bëhet politikë ditore. Të gjithë duhet të kontribuojmë drejt përmirësimit të atyre masave dhe t’u dalim në ndihmë. Jam i bindur se në kohë do të dalim me realizim, ndërsa tashmë një pjesë e masave zbatohen si Fundjavë pa TVSH dhe linja kredituese pa interes Kovid 1.
Ai është i bindur se në kohë do të bëhet edhe pagesa e pagës së të punësuarve në subjektet e goditura për tetorin, siç është dakorduar me odat.
“Këto ditë do ta dërgojmë vendimin ligjor në Kuvend dhe presim në fillim të nëntorit të miratohet dhe menjëherë ta realizojmë përmes DAP-it. Siç ishte edhe fillimisht do të kenë rast kompanitë të marrin mbështetje nga shteti, ndërsa gjatë kësaj jave vendimi ligjor do të dorëzohet deri në Kuvend. Për masat tjera e presim miratimin e ribalancit të shpallet në Gazetën zyrtare dhe Ministrinë e Ekonomisë nesër do t’i publikojë të gjitha thirrjet për të gjitha masat që zbatohen përmes resorit tonë. Të gjitha thirrjet publike janë përgatitur dhe në ditën kur do të kemi mundësi ligjore ne menjëherë do t’i publikojmë. Duke i marrë parasysh pothuajse masat e njëjta që i patëm dhe ato paraprake, shumica e masave do të shkojnë edhe onlajn, dhe të gjitha agjencitë turistike, udhëzuesit dhe sektoret tjera do të mund të aplikojnë onlajn”, theksoi Bekteshi dhe shtoi se për agjencitë turistike dhe hotelierët masat lehtë zbatohen sepse ka regjistër në Ministrinë e ekonomisë.
U bën thirrje të gjitha partive politike të kontribuojnë dhe në kohë të sillen të gjitha vendimet ligjore me çka do të kontribuojmë që mbështetja të arrijë deri te qytetarët dhe biznesi.
Në lidhje me anulimin e liberalizimit të tregut postar, tha se fillon procedura për përgatitje të studimit fizibilit për Postë dhe prejse do të bëhet gati do të shqyrtohen rezultatet dhe do të sillet vendim përkatës.
Ai shtoi se për të gjitha shoqatat aksionare, ndërmarrjet publike të cilat punojnë me humbje duhet të gjejnë modele të cilat janë bashkëkohore me qëllim që të përmirësohen shërbimet dhe njëkohësisht të mos kenë impakt negativ mbi buxhetin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre