LAJMI I FUNDIT:

Behrami me Watfordin eliminon Arsenalin (Video)

Behrami me Watfordin eliminon Arsenalin (Video)

Arsenali është eliminuar nga FA Cup.

Gunners para shikuesve të vetë në stadiumin Emitares kanë pësuar humbje prej Watfordit me rezultat 2:1, ku përgjatë 90 minutave u paraqit edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami.


Megjithëse kishte posedimin e topit, vendasit nuk arritën të tundin rrjetën e portierit Pantilmon gjatë pjesës së parë. Arsenal+v+Watford+Emirates+FA+Cup+Sixth+Round+qQvTR1-5-YKx

Të vetmin rast për shënim e pati Kieran Gibbs në minutën e 21-të të takimit, por nuk u tregua i saktë dhe kështu, skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë, 0:0, raporton Telegrafi.

Arsenal+v+Watford+Emirates+FA+Cup+Sixth+Round+4dGDZw9s8qmx

Por, Arsenali u befasua qysh në fillim të pjesës së dytë. Skuadra verdhezi ka arritur të shënoi golin e epërsisë pas pesë minutave në pjesën e dytë.

Ishte sulmuesi Oghion Ighalo që ka shënuar në portën e Arsenalit për t’i dhënë epërsinë Watfordit.

Por,mysafirët nuk u ndalën me kaq, pasi që përmes 30-vjeçarit, Adlene Guedioura, realizuan edhe golin e dytë në minutën e 63-të të takimit.Arsenal+v+Watford+Emirates+FA+Cup+Sixth+Round+eWeLnlfoafsx

Në vazhdim të takimit, të besuarit e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger arritën të zbusin rezultatin përmes Danny Welbeckut, por nuk ia dolën dot të rikthenin rezultatin dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 2:1 për Watfordin.

Pas kësaj humbje, Arsenali do të mundohet të fitojë titullin e kampionit në Ligën Premier, ku ka tetë pikë më pak se lideri, Leicester City. /Telegrafi/

Ighalo shënon në ‘Emirates Stadium’ për epërsinë e Watfordit 0-1 ndaj Arsenalit.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

0-2: Supergoli i Guediouras ndaj Arsenalit. Goli i javës?Gola të tillë rrallë herë shohim…

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

1-2: Shënon Welbeck ndaj Watfordit.

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-13

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori