LAJMI I FUNDIT:

Behrami: Asgjë e sigurt për transferimin te Viola

Behrami: Asgjë e sigurt për transferimin te Viola

Valon Behrami thotë se ai është i hutuar dhe nuk e di nëse do të lejohet të largohet nga West Ham United këtë muaj.

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane është i etur të rikthehet në Serie A, ku Fiorentina është kandidati më i fuqishëm për ta transferuar.

Por marrëveshja, e cila ishte pritur pasi drejtori sportiv i Violas, Pantaleo Corvino, tha se Behrami ‘i përshtatej kërkesave të tyre’, tash duket se ka stagnuar.


“A do të vij në Firencë? Pyetje e mirë. Për momentin arritja ime është e pasigurt. Unë jam ca i hidhur pasi kuptoj pak nga kjo situatë. Dukej se gjithçka ishte arritur dhe pastaj… Kam bërë gjithçka për të ardhur në Firencë. Nesër është një ditë tjetër, le të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Behrami.

Mesfushori 25-vjeçar tha se ai nuk ka probleme me trajnerin Avram Grant.

“Kam raporte të mira me Avram. Pengesa për transferimin tim në Firencë nuk është ai, pasi ai i kupton ndjenjat e mia”, ka shtuar më tej Valoni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori