Bëhet viral momenti kur Enrique e takon Dembelen pasi ky i fundit fitoi Topin e Artë

Pasi Paris Saint-Germain fitoi çmimet kryesore në galanë e “Topit të Artë” – për klubin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit, skuadra u rikthye në stërvitje që të nesërmen.
Në qendër të vëmendjes ishte Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me Topin e Artë 2025, një çmim që shënoi kulmin e një sezoni të jashtëzakonshëm ku francezi ndihmoi PSG-në të fitojë Ligën e Kampionëve, Kampionatin Francez dhe Kupën e Francës.
Kur Dembele u shfaq në fushë me trofeun në duar, Luis Enrique, trajneri i tij, nuk mundi të përmbante emocionet.

“Mallkuar qoftë, Ousmane Dembele! Topi i Artë!”, bërtiti ai, duke vrapuar drejt sulmuesit për ta përqafuar dhe madje për të puthur trofeun.
Ky moment i gëzuar u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u përhap shpejt mes tifozëve të PSG-së dhe admiruesve të futbollit në mbarë botën.
La réaction de Luis Enrique 🇪🇸 devant Le Ballon d’Or 🌕 Ousmane Dembélé 🇫🇷. 😭🥰
🎥 @PSG_inside pic.twitter.com/SMFTxp0wq8
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 23, 2025
Ky triumf është edhe më i veçantë duke pasur parasysh historinë e Dembele. Sulmuesi francez ka kaluar periudha të vështira me dëmtime gjatë karrierës së tij në Barcelonë, ku mungoi për 799 ditë për shkak të problemeve fizike.
Tani, përveç festimeve, PSG përgatitet për sfidat e ardhshme të sezonit 2025/26, me Dembele të motivuar dhe trajnerin Enrique të vendosur të udhëheqë ekipin drejt sukseseve të tjera. /Telegrafi/
🌕 « Now that you're the Ballon d'Or, I want you to always come in a suit! » 🤵♂️😂
The return of the Ballon d'Or 2025 to the PSG Campus!#BallonDor
pic.twitter.com/gsCoHhgJ8z
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) September 23, 2025

















































