I bëhet thirrje FBI-së për të hetuar aplikacionin FaceApp
Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp, i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër.
Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, "të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike".
Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë ruse Wireless Lab, e cila ka zhvilluar aplikacionin e që u bë viral.
Në anë tjetër, FaceApp ka mohuar akuzat duke thënë se nuk i ruan fotografitë dhe nuk i grumbullon të dhëna e përdoruesit, por duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.
Kompania vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.
“Edhe pse ekipi i zhvillimit të aplikacioni është në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në këtë vend. Ne mund të ruajmë një foto të ngarkuar. Arsyeja kryesore për këtë është performanca dhe trafiku: duam të sigurohemi që përdoruesi të mos ngarkojë foton në mënyrë të përsëritur për çdo veprim të editimit. Shumica e imazheve fshihen nga serverët tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit", tha FaceApp për TechCrunch.
Schumer ka kërkuar FBI-së dhe Komisionit Federal Tregtar të hetojnë FaceApp. Thirrjet e tij vinë pak pasi Komitetit Demokratik Kombëtar paralajmëroi kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 2020-së të mos përdorin aplikacionin. /Telegrafi/






























