LAJMI I FUNDIT:

Bëhet pishman Milaim Zeka, të hënën nuk shkon në seancë të Kuvendit

Bëhet pishman Milaim Zeka, të hënën nuk shkon në seancë të Kuvendit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se të hënën nuk do të marr pjesë në seancën e Kuvendit, të thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Zeka, i cili më parë kishte deklaruar se do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, pavarësisht bojkotit nga Koalicioni PAN, të  cilit i takon ai, duket se është bërë pishman.


Ai ka thënë se në shenj pakënaqësisë ndaj anarkisë institucionale dhe në shenj proteste ndaj VV-së nuk do të merr pjesë në seancën e se hënës.

Postimi i Zekës:

“Te hanen nuk shkoje ne seance te Kuvendit

Loja e VV me seancat e Kuvendit, ashte bere e padurueshme. Prononcimi i kolegut Haxhi Shala rreth kesaj logjike te autoritarizmit, eshte e sakte. Adem Mikullovci eshte zot shtepije i Kuvendit. Ai, duke zbatuar urdherat e Partise, tha se “seancen e therret kur te don ai”! Po ne praktike nuk eshte keshtu. Konsultat paraprake me te gjitha partite politike, jane te domosdoshme.

Ne shenje proteste ndaje kesaj anarkie institucionale, ne shenje proteste qe VV po e shfrytezon foltoren e Kuvendit vetem per sulme ndaj PAN/it, une si deputet, nuk do te marre pjese ne seancen e dites se hene.

Shpresoje qe Adem Mikullovci e kupton qe po keqeperdoret ne menyre extreme nga partia e tije, e cila po e ka te veshtire qe te mesohet nga kalimi i politikes ne rruge, ne politiken institucionale.

VV ka nevoje per reflektim, ka nevoje per hudheje te kapadaillekut, dhe per bashkepunim institucional, edhe me ata qe mendojne ndryshe!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori