LAJMI I FUNDIT:

Bëhet e ditur kompania e cila do të ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë

Bëhet e ditur kompania e cila do të ndërtojë autostradën Shkup-Bllacë

Kryeministri Zoran Zaev në pyetjet e sotme parlamentare zbuloi se ndërmarrja e ndërtimit “Granit” është operatori i përzgjedhur në tenderin për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë për përfundimin e Korridorit 10, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kompania ‘Granit’ është përzgjedhur në tender, por ka një afat prej 10 ditësh për ankesat e mundshme. Në tre muajt e parë, në tremujorin e parë të vitit 2020, do të fillojë ndërtimi praktik i autostradës Shkup-Bllacë”, tha Zaev.


Më herët përfundoi ankandi elektronik për të zgjedhur ofertat më të mira të paraqitura nga tre ndërmarrjet e ndërtimit që kanë bërë kërkesë për ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës Shkup-Bllacë.

Kompanitë e ndërtimit “Granit”, “Beton” dhe “ISO2001” aplikuan për tenderin e përsëritur. Pas afatit të fundit për ankesa, do të lidhet një kontratë me kompaninë që fitoi tenderin, pas së cilës do të fillojnë aktivitetet përgatitore për fillimin e punimeve të ndërtimit.

Tenderi i mëparshëm u anulua sepse aplikoi vetëm një kompani e cila e tejkalonte buxhetin për blerje publike./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori