LAJMI I FUNDIT:

Bëhen 12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi

Bëhen 12 vjet nga aksioni i policisë në veri ku u vra Enver Zymberi

25 korriku i vitit 2011, e gjeti Policinë e Kosovës para një prove të rëndësishme.

Këtë ditë, nisi një prej aksioneve të para për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit, pjesë ku asokohe policë të Kosovës shiheshin rrallë.


Vendimi për intervenim dhe marrje nën kontroll të plotë të dy pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak, atë kohë ishte diskutuar shumë meqenëse u mor kryesisht nga politika e jo menaxhmenti i Policisë.

Mirëpo, që në fillim të aksioni kishte hasur në pengesa. Rrugët e veriut ishin mbushur me njerëz, të cilët edhe poashtu kishin barrikaduar rrugën me mjete të forta, duke pamundësuar qarkullimin.

Aksioni që kishte nisur më 25 korrik,  kishte vazhduar edhe të nesërmen. Barrikadat ishin vendosur në rrugë, ndërsa Policia e Kosovës kishte urdhëruar që të prishen me autoblindat e Njësisë Speciale.

Ky veprim i kishte irrituar banorët, të cilët sipas një aktakuze të ngritur nga EULEX,  e kishin  sulmuar kordonin e Policisë edhe me armë zjarri. Madje, ata kishin përdorur edhe një snajper.

Me plumb të kësaj arme të rëndë,  e kishin goditur në qafë polici elitë Enver Zymberi.

Polici Bekim Maliqi, i cili ishte në autoblindë bashkë me Zymberin, kishte rrëfyer në Gjykatë momentin tragjik.

“Kur kemi fillu që t’i afrohemi autoblindës, ka ardhur një plumb që e ka qëlluar Enver Zymberin në fytyrë. Ju kemi thënë kolegëve dilni jashtë se jemi në shënjestër”, Bekim Maliqi.

Pak orë pas plagosjes, Zymberi përkundër shumë tentimeve për ta mbajtur në jetë, nuk kishte arritur t’u mbijetonte lëndimeve.

Pas vrasjes, më 27 korrik ai do të shpallej hero nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga.

Këtë aksion të Policisë në veri, e kujton edhe ish-drejtori i këtij institucioni, Rashit Qalaj, megjithëse kishte udhëhequr me të në kohë tjetër.

Rashit Qalaj – Ish-drejtor i Policisë së Kosovës

“Pavarësisht prej ngjarjeve se si kanë rrjedhë në atë operacion dhe pavarësisht prej pasojave që kanë qenë, unë mendoj se është dita kur shteti i Kosovës me të vërtetë praktikisht ka filluar shtrirjen e sovranitetit në veri… Me të vërtetë prej kësaj date kemi pasur zhvillime të reja në atë pjesë të vendit dhe unë mendoj që si rezultat i atij operacioni, tash e kemi një situatë krejt tjetër në veri”, Rashit Qalaj – Ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

12 vjet pas ngjarjes, akoma nuk janë zbuluar vrasësit e Enver Zymberit.

Deri tash është mbajtur një proces gjyqësor, mirëpo të gjithë të akuzuarit në mungesë të provave janë liruar./RTVD/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori