Pepe Reina është larguar nga Milani për tu huazuar te Aston Villa për gjashtë muaj.

Rossonerët nuk kanë vonuar shumë dhe kanë gjetur zëvendësimin e portierit spanjoll.


Portieri boshnjak, Asmir Begovic pritet të jetë zëvendësues i Reinas te Milani.

Mediat italiane kanë raportuar se boshnjaku tanimë ndodhet në Itali për teste mjekësore te Milani.

32-vjeçari është rikthyer në Bournemouth pas huazimit që pati te Qarabag në Azerbajxhan.

Pasi nuk ka hapësira te klubi anglez, Begovic po e kompleton huazimin te Milani për gjashtë muaj.

Milani do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së portierit boshnjak. /Telegrafi/

telegrafi sport app