LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj: Roli i SHBA-së vendimtar për paqen në Kosovë

Presidenti Begaj: Roli i SHBA-së vendimtar për paqen në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi se shteti shqiptar e njeh rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paqen në Ballkanin Perendimor, e veçanërisht për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Këto komente shefi i shtetit shqiptar, Bajram Begaj i bëri në pritjen me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.


Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria është pranë SHBA-ve, si partner strategjik i tyre.

“Ne njohim rolin vendimtar që SHBA-të kanë për paqen në Ballkan dhe Kosovë”, tha Begaj.

“Më lejoni të nënvizoj se ne e njohim rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë për paqen në Ballkan, e veçanërisht për Kosovën e lirë, të pavarur e të njohur botërisht. Ne e vlerësojmë dhe nuk harrojmë. Në këtë kuptim ne i jemi pranë Shteteve të Bashkuara si partneri ynë strategjik, por dhe me vullnetin e përkushtimin për prosperitetin e të dy popujve tanë”, u shpreh presidenti Begaj.

Në këtë pritje të organizuar me rastin e 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, të mbajtur në kryeqytetin shqiptar, Begaj theksoi se angazhimi amerikan për integrimi euro-atlantik të Shqipërisë është vendimtar.

Ndërsa, si shefi i shtetit ka ripërsëritur gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Angazhimi amerikan për integrimin euro – atlantik të Shqipërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë mbetet vendimtar për të sotmen dhe për të nesërmen e vendit tonë. Ky angazhim na detyron të jemi në lartësinë e investimit dhe të pritshmërive dhe ne jemi të kthjellët për rrugën që na duhet akoma të bëjmë në këtë drejtim. Shteti i së drejtës dhe demokracia janë të domosdoshme për mirëqenien në vend për aq sa edhe në rajon.. Dua të ripërsërisë gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat e posaçërisht atyre ekonomike në përballjen e sfidave që janë sa kombëtare dhe rajonale aq edhe globale”, theksoi Begaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori