LAJMI I FUNDIT:

Begaj dhe Lordi Peach flasin për kapërcimin e situatës pas sulmit terrorist serb në Banjskë

Begaj dhe Lordi Peach flasin për kapërcimin e situatës pas sulmit terrorist serb në Banjskë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Lordin Stuart Peach, i ngarkuar i posaçëm i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, që shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith.

Presidenti Begaj vlerësoi në këtë takim rolin aktiv dhe pozitiv që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mban në Procesin e Berlinit dhe ndaj zhvillimeve më të fundit në Kosovë.


Begaj nënvizoi se Procesi i Berlinit po luan një rol të jashtëzakonshëm në përgatitjen e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Sipas një komunikate të Presidencës, duke ritheksuar qëndrimin e tij mbështetës ndaj dialogut Kosovë-Serbi, presidenti Begaj dhe Lordi Peach shkëmbyen ide dhe mendime mbi kapërcimin e situatës së shkaktuar nga sulmi terrorist serb në Banjskë në 24 shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori