LAJMI I FUNDIT:

Befasitë pas zgjedhjeve të 6 tetorit

Befasitë pas zgjedhjeve të 6 tetorit

Mbrëmë në mesnatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin për aplikim për koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Koalicioni VAKAT, ai AAK-PSD, koalicioni NISMA-AKR-PD, pastaj PDS –NPK janë katër koalicionet që deri në afatin e fundit janë dorëzuar në KQZ.

Për njohësit e çështjeve politike, pas datës së zgjedhjeve dhe shpalljeve të rezultateve, mund të ndodhin ndryshime, meqë partitë “i heqin” vijat e kuqe. Sipas tyre, befasi në politikën kosovare mund të ketë në çdo kohë.


Në zgjedhjet e 6 tetorit, përveç koalicioneve tashmë të dorëzuara në KQZ, garojnë të vetme Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këto të fundit deri pasditen e së premtes ishin në bisedime dhe krejt afër një arritjes së një marrëveshje parazgjedhore, por që nuk u arrit meqë subjektet nuk u morën vesh për postin e kryeministrit.

Megjithatë, mundësia e bashkëpunimit të partive, në koalicione pas-zgjedhore, shihet si e mundur për pothuajse të gjitha subjektet, ani pse shumë prej tyre kanë deklaruar në vazhdimësi se kanë vije të kuqe për subjekte të caktuara.

Për analistin politik, Behlul Beqaj, politika në Kosovë funksionon pa rregulla dhe befasi mund të ketë në çdo kohë dhe në çdo mundësi.

“Befasi të them se në Kosovë mund të ketë në çdo kohë dhe në çdo variant. Meqë nuk ka rregulla, pra politika kosovare e ka rregull që të funksionojë pa rregulla, por duke u motivuar ekskluzivisht drejt interesit politik, si të arrihet në pushtet. Pra natyrisht pushteti është një nga funksionet e të gjitha partive politike por nuk është i vetmi. Ne nuk kemi pasur deri tash shpjegime dhe programe të tjera të cilat na kanë dëshmuar sesi kjo apo ajo parti, ky apo ai lider fjala bie me e zgjidhë problemin në mënyrë konkrete dialogun me Serbinë. Nuk kemi pasur një program konkret sesi do ta eliminojnë çështjen e problemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi pasur deklarime edhe deklarata politike por ato mund të përfundojnë vetëm me deklarim sikurse ka qenë deri më tash” thotë ai për kosovapress.

E njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija thotë se dy subjekte të vetme politike në Kosovë nuk e kanë fuqinë të formojnë qeverinë, andaj mundësia e bashkimit të partive politike pas zgjedhjeve është e madhe.

Madje ai thotë se vijat e kuqe i heq pothuajse secila parti, pasi të përfundoi rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Ajo çka do të jetë interesante sjellja e subjekteve politike pas zgjedhjeve ose pas rezultatit zgjedhor, siç e dini partia e parë fituese ose koalicioni i parë fitues e ka të drejtë me mandatuar kandidatin për kryeministër, këtu ka me u sill e gjithë loja tutje. Mendoj që të gjitha subjektet politike, përjashtuar Vetëvendosjen do t’i heq vijat e kuqe. Nuk do të ketë vija të kuqe, madje mund të kemi koalicione jo-parimore ose një koalicion të territ, siç ka qenë PAN-i i vitit 2017. Të gjitha opsionet, të gjitha vijat e kuqe binë pasi të publikohet rezultati zgjedhor, se dihet pak a shumë trendi i votimit për këto subjekte politike që garojnë, mirëpo edhe për koalicionet që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai.

Pas përfundimit të afatit për koalicione në KQZ, deri më 6 shtator mbetët afati për aplikim për kandidat dhe parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit u shpallën pasi deputetët shpërndanë Parlamentin. Shpërndarja e Kuvendit edhe një muaj pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori