LAJMI I FUNDIT:

Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Bedri Istrefi zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

“Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike”, ka njoftuar Telekomi.


“Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Bedri Istrefi”.

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re Bedri Istrefi. /Telegrafi/