Bebe Rexha shkëlqu me dukjen në tapetin e kuq të MTV VMA 2020

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ishte njëra ndër të nominuarit në “MTV Video Music Aëards”.
Sikurse edhe shumica e pranishmëve të tjerë, edhe Bebe ka ndarë disa imazhe të shkrepura në tapetin e kuq.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur me dukjen, ndërsa kishte vendosur ngjyrën e zezë për paraqitjen e saj.
“Jam shumë e lumtur që do të prezantojë videon e vitit në ditëlindjen time”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Ajo prezantoi çmimin “Video of the year (Videoja muzikore më e mirë e vitit)”, e cila shkoi për The Weeknd, për “Blinding Lights”.
Përndryshe, në listën e fituesve të çmimeve, këngëtarja Lady Gaga krysoi mbi ta, duke u rrëmbyer disa prej çmimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/08/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































