Bebe Rexha shkëlqen në një mbrëmje në Los Angeles, ndërsa feston suksesin e "Meant To Be" si kënga më e dëgjuar 'country' e shekullit 21

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka rrëmbyer vëmendjen me një paraqitje tejet elegante në rrugët e Los Angelesit, qytetin ku edhe jeton prej vitesh.
Pamjet nga ky moment i veçantë, Bebe i ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën.
Në këtë dalje të mbrëmjes, Bebe ishte veshur me një kombinim klasik, por tejet modern: një xhaketë të shkurtër ngjyrë bezhë me prerje ushtarake, të kombinuar me një trupore dhe tuta të zeza që theksonin linjat e saj trupore.

Pamjen e kompletonin aksesorët elegantë – çanta e zezë dhe syzet e mëdha të diellit – që i jepnin një dozë ekstra shikimi dhe vetëbesimi.
Së fundmi, Bebe Rexha ka shënuar edhe një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj hit "Meant To Be", në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, është shpallur nga Billboard si kënga më e dëgjuar e dekadës në zhanrin country – një prej zhanreve më të popullarizuara në Amerikë.

E emocionuar nga ky lajm, Bebe shkroi në Instagram: “Ende po përpiqem të gjej fjalët… ‘Meant to Be’ sapo u shpall si kënga country numër një e shekullit nga Billboard. Kjo ishte krejtësisht e papritur. Jam vërtet pa fjalë. Kam kaluar shumë nga jeta ime duke i nënvlerësuar arritjet apo duke kaluar shpejt përmes momenteve të mëdha për shkak të zhurmës së jashtme...ose zërit tim të brendshëm. Por po mësohem t’i festoj këto momente, pa u zvogëluar. Gjërat më të mira në jetë vijnë kur nuk i pret. Dhe edhe pse ende nuk jam aty ku dua të jem, ndjej që diçka e mrekullueshme po vjen. Faleminderit çdo fansi që ka qëndruar pranë meje ndër vite. Jam shumë mirënjohëse dhe mezi pres të ndaj me ju çfarë vjen më pas”.
Ky stil i thjeshtë por mjaft i sofistikuar, dëshmon edhe një herë shijen e veçantë që Bebe Rexha ka për modën, duke qenë gjithmonë në hap me trendet më të fundit dhe njëkohësisht duke ruajtur origjinalitetin e saj. /Telegrafi/



















































